Autokolona gjigante ruse i afrohet Kievit

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 21:22 | Bota
Autokolona gjigante ruse i afrohet Kievit

CNN raporton se autokolona gjigante ushtarake e trupave ruse ka nisur të lëvizë dhe po i afrohet kryeqytetit ukrainas.

Trupat ushtarake ruse në autokolonën që thuhet se është 60 km e gjatë tashmë ndodhet vetëm 20 km larg Kievit.

Prej disa ditësh, autokolona qëndroi në vend pa lëvizur duke shtyrë ekspertë të mendojnë një rënie të besimit te ushtarët rusë.

Autokolona ruse ka hasur në vështirësi për të ecur përpara pasi trupa ukrainase kanë dëmtuar disa ura për të penguar kalimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos