Kriza në Venezuelë, Maduro nuk përjashton luftën civile

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 09:06 | Bota
Kriza në Venezuelë, Maduro nuk përjashton luftën civile

Presidenti venezuelian Nikolas Maduro tha se nuk e përjashton mundësinë e një lufte civile, ndërsa përballet me trysni në rritje për tu dorëhequr.

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi se presidenti amerikan Donald Trump do të largohej i gjakosur nga Shtëpia e Bardhë nëse do të ndërhynte në krizë.

Maduro refuzoi gjithashtu ultimatumin e Bashkimit Europian për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lideri i opozitës, Huan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm muajin e kaluar, pas protestave masive antiqeveritare, duke fituar mbështetjen e SHBA.

Ai tha të dielën se do të krijonte një koalicion ndërkombëtar për të adresuar krizën humanitare në Venezuelë, por Maduro e akuzoi për organizimin e një grushti shteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos