
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryegjyshata botërore e bektashinjve ka shtruar iftar për besimtarët si dhe të ftuarit e veçantë. Iftari bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve besimtare në vend, politikanë, të deleguarit në Shqipëri si dhe përfaqësues nga Policia e Shtetit si dhe bashkitë e vendit, në ditën e lindjes së Imam Hasanit. Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj lutjet e para I bëri për vendet që janë në luftë e që uron në një paqe sa më të afërt.
Lutjet shkojnë edhe për shqiptarët, për një bashkësi fetare të mbarë si dhe për shëndet në familjet e gjithsecilit.
Muaji i agjërimit për besimtarët mbyllet më datë 1 Maj dhe një ditë më pas festohet Fiter Bajrami. (A2 Televizion)