
Një fregatë e flotës luftarake detare të Francës, ''Aconit'' është ankoruar në portin e Durrësit në kuadër të misionit të saj, që ka të bëjë me prezencën e rregullt të anijeve luftarake franceze në detin Adriatik, me qëllim sigurimin e lirisë së qarkullimit detar dhe ajror në këtë zonë.
Bashkëpunimi me aleatët e Francës është në qendër të dislokimit të kësaj fregate. Në këtë kontekst, kjo fregatë zhvillon disa seanca të përbashkëta stërvitore me partnerët e NATO-s, gjatë gjithë misionit të saj.
Këtu, bashkëpunimi me Shqipërinë zë një vend të veçantë, që synon njohjen e ndërsjellë dhe ndërveprimin mes marinës franceze dhe asaj shqiptare, në shërbim të stabilitetit të rajonit. (A2 Televizion)