SPAK në lëvizje, sekuestrohen pasuritë e ish-kreut të Kushtetutës

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 12:13 | Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të Fatos Lulos (ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedjas (ish-Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimit (ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë). Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK dhe bazuar në hetimet penale nga ku rezultuan të dhëna se ish-gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos