
Kryeministri kosovar Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale ka pohuar se i është nënshtruar testit kundër COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.
Sipas tij, përtej një kolle të lehtë nuk paraqet simptoma shqetësuese, por do të jetë në izolim "për dy javët në vazhdim", duke kryer funksionet e tij nga shtëpia.
(A2 Televizion)