Koronavirusi në Kosovë, 15 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 15:12 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 15 të vdekur në 24 orët e

Edhe 15 persona të tjerë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar në 227 numrin total të viktimave.

Situata u përkeqësua një ditë më parë, ku u vendos një rekord negativ me 16 të vdekur në 24 orë.

Po ashtu, edhe rastet e reja vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 226 persona, ndërsa janë shëruar 115 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos