Kryeministri i Rusisë infektohet nga koronavirusi

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 19:58 | Bota
Kryeministri i Rusisë infektohet nga koronavirusi

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri dhe për këtë arsye ka njoftuar presidentin Vladimir Putin se do të vetëkarantinohet

Zv/kryeministri i parë Andrei Belousov do të marrë përkohësisht detyrat e Mishustin, por kryeministri deklaroi se do të jetë ai që do të vendosë për çështjet kryesore.

Përgjatë një videokonference, presidenti Putin i uroi shërim të shpejtë kreut të qeverisë dhe tha se shpreson që ai të marrë pjesë në hartimin e politikave të duhura për rimëkëmbjen e ekonomisë ruse, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos