
Kryeministri Sllovak Igor Matoviç njoftoi sot se ishte prekur COVID-19, një javë pasi mori pjesë në samitin ku ishte i pranishëm presidenti Francez Emmanuel Macron, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus
Ai postoi postoi një mesazh në Facebook duke treguar testin e tij pozitiv dhe urdhrin për të qëndruar 10 ditë në izolim, por nuk tha se ku ishte infektuar.
Zyra qeveritare tha se ai kishte anuluar të gjitha takimet për ditët në vijim. 47-vjeçari Matoviç nuk përmendi të ketë ndonjë simptomë.
Pas njoftimit të Macron s ekishte rezultuar pozitiv me koronavirus, nisën përpjekjet gjurmuese në të gjithë Evropën pas takimeve të presidentit francez dhe krerëve të qeverive të Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)