Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, tur në rajon, diskuton “Ukrainën” në Serbi

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 13:14 | Kosova
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, tur në rajon, diskuton

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez e nisi nga Serbia turin ne Ballkan. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ishte e rëndësishme që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë, ndërsa sipas Sanchez Bashkimi Evropian po punon për të shmangur urinë e shkaktuar nga pamundësia për të eksportuar grurë nga Ukraina.

BE i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit në vazhdën e pushtimit të Rusisë në qershor dhe filloi negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut javën e kaluar.

Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar negociatat me bllokun, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova gjithashtu shpresojnë të bashkohen.

Pas vizitës së tij në Beograd, Sanchez do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, sipas një njoftimi për shtyp në faqen e internetit të qeverisë spanjolle. I vetmi vend që nuk do të vizitohet është Kosova, pavarësinë e të cilit Spanja nuk e njeh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos