
Burime nga mbledhja e qeverisë thonë për A2 CNN se një grup pune i ngushtë pranë Kryeministrisë po punon intensivisht për përgatitjen e dialogut me studentët.
Paraprakisht flitet se në draft mund të ketë edhe surpriza, që do t'u shtohen pikave të studentëve, që mund të shkojnë edhe përtej pikave të kërkuara nga protestuesit.
Ndërkohë Rama përmes dy postimeve ne rrjetet sociale ditën e sotme është shprehur i gatshëm për 8 pikat, zbatimi i se cilave do të nisë me të nisur dialogu.
Burime qeveritare theksojnë se asnjë hap nuk do të ndërmerret nëse nuk vendoset dialogu i studentëve me qeverinë. (A2 Televizion)