Kultivonin kanabis në pronat e tyre, 4 të arrestuar në Shkodër

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 12:35 | Kronikë
Kultivonin kanabis në pronat e tyre, 4 të arrestuar në

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre.

Në operacionin e koduar "Naraçi" u arrestuan Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.

Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve  narkotike” kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos