Makina përplas mjetin bujqësor, humb jetën 16-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 11:07 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur "Trush i Poshtëm", ku për pasojë ka humbur jetën një i mitur.

Shtetasi  L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me  një mjet buqësor që po  dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore  dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj  O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

Shtetasi L.L., është shoqëruar në polici dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos