Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti në ambientet e Kryesisë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, asaj zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi siguroi ambasadoren Kim se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.
Të martën, në kuadër të konsultimeve për Gjykatën Kushtetues, Presidenti Meta do të presë Ruçin në zyrën e tij rreth mesditës. (A2 Televizion)