Johny Abou Rjeily nga Libani ka befasuar me miliona ndjekës në TikTok pas publikimit të disa videove teksa mjekra e tij është e pushtuar nga bletët.
Ai tregon guxim dhe qetësi absolute, ndërsa këtë thotë se e bën për t’i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë bletët për botën.





“Misioni ynë është të shtojmë bletët, pasi ato e bëjnë botën më të shëndetshme dhe më të sigurt për të jetuar. Ne po punojmë kundër pesticideve, fungicideve, mbetjeve toksike dhe ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, bletët vuajnë nga përdorimi i metodave tradicionale dhe të vjetra të bletarisë”, thotë ndër të tjera Rjeily në videot e tij. (A2 Televizion)