Kualifikimi në Champions, Interi shpreson te Barcelona

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 13:13 | Futboll
Kualifikimi në Champions, Interi shpreson te Barcelona

Humbja në Dortmund e ka komplikuar ecurinë e Interit në Champions League. Zikaltërit rrezikojnë t’i japin lamtumirën turneut më prestigjioz, megjithatë matematika lë vend për të shpresuar.

Italianët i kanë hedhur sytë nga Barcelona, pasi dy hipotezat e mundshme për të evituar dështimin lidhen pikërisht me katalanasit.

Së pari, Interi duhet të fitojë në Pragë ndaj Slavias, më 27 nëntor, e më pas të marrë pikët e plota edhe ndaj Barcelonës në ndeshjen e fundit të grupeve. Në këtë rast, katalanët mund të luajnë të pamotivuar, sepse nëse fitojnë ndaj Dortmundit janë të kualifikuar.

Për t’u kualifikuar, zikaltërve mund t’u mjaftojnë edhe 4 pikë në dy ndeshjet e mbetura, por me kusht që Borusia të marrë vetëm një pikë në sfidat ndaj Barcelonës dhe Slavias. Edhe ky një skenar që mund të realizohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos