All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kukës, sekuestrohen lëndë radioaktive dhe kimike, armë dhe municione

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 14:00 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një person është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi në magazinën e tij u gjetën armë, municione si dhe lëndë radioaktive dhe kimike.

Zbulimi u bë pas kontrollit në një magazinë, brenda të cilit u gjetën dhjetëra bidonë plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike. Policia tha se po kryhet ekspertimi kimik, për përcaktimin e llojit të këtyre lëndëve. Gjatë kontrollit në këtë magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

All - Paragraf - 3

“Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Artizanati". Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit”, tha policia.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

All - Paragraf - 6

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

https://youtu.be/RavQu1Hq54g

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos