Drejtonte makinën me shpejtësi në mes të Bulqizës, përplaset me furrën e bukës

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 21:39 | Kronikë
Drejtonte makinën me shpejtësi në mes të Bulqizës,

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Bulqizës, ku një makinë është ka dalë nga rruga dhe ka hipur mbi trotuar.

Sipas të dhënave, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me murin e një furre buke.

Fatmirësisht, ndonëse në rrugë në momentet e aksidentit kishte të pranishëm shumë njerëz, askush prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos