
Mungesa e pasagjerëve, kushtet dhe masat kundër përhapjes së koronavirusit si dhe mungesa e ndihmës nga shteti, duket se po shtyn operatorët e transportit publik në Kukës që të mendojnë seriozisht rimbylljen e aktivitetit.
Sipas tyre, numri i pasagjerëve nuk justifikon as shpenzimet e karburantit, ndërsa deri më tani, shteti nuk u ka ardhur në ndihmë dhe nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e këtyre operatorëve.
Sipas operatorëve, nëse shteti nuk u përgjigjet për kërkesat ekonomike, atëherë mbyllja e aktivitetit dhe falimenti është i pashmangshëm. (A2 Televizion)