
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku LSDM shpalli fitoren, ndërsa nga partitë shqiptare, BDI prin bindshëm më 11,3 për qind të votave, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 8,2 për qind dhe PDSH e Menduh Thaçit me rreth 1,48 për qind.
Në një postim në Facebook, Meta uron partitë shqiptare për përfaqësimin e lartë në parlamentin e ri.
“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese! Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri. Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Meta në Facebook. (A2 Televizion)