Pavarësia e Kosovës do të sjellë në Tiranë regjisoren e filmit “Zgjoi” Blerta Basholli dhe shumë aktivitete të tjera kulturore. Ndërsa Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit bëhet gati për premierën e “Carmen” ditën e diel. Për të gjitha këto dhe aktivitetet të tjera kulturore në Tiranë ka folur në “Dita Jonë” gazetarja e lajmeve të kulturës Luela Myftari. (A2 Televizion)
Kultura në një javë: Nga premiera e “Carmen” te ardhja në Tiranë e regjisores së filmit “Zgjoi”
