Gazetarja e lajmeve të kulturës dhe artit Luela Myftari, vjen çdo të enjte në studion e Dita jonë, për të sjellë disa prej momenteve kryesore kulturore të javës. “Piro Mani, in memoriam” vjen sot në ekran si një homazh për artistin e madh që humbëm këto ditë. Po ashtu pyesim Luelën nëse kanë nisur shfaqjet në teatro tani, që masat anti covid na dhanë më shumë liri. E po ashtu, Vunoi dhe Jala vijnë sot në program, me të fundit nga bregdeti i Jugut. (A2 Televizion)
Kultura në një javë: Nga shfaqjet teatrore te destinacionet turistike
