Kundërshton futjen e Suedisë në NATO, në Stokholm varin kokëposhtë "Erdoganin"

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 10:53 | Aktualitet
Kundërshton futjen e Suedisë në NATO, në Stokholm varin

Turqia thërriti për sqarime ambasadorin suedez në Ankara të enjten, pas një proteste në Stokholm ku një kukull që portretizonte presidentin Recep Tayyip Erdogan, u var me kokë poshtë.

Suedia kërkon prej disa muajsh miratimin e Turqisë për t’iu bashkuar NATO-s, ku aplikoi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, vitin e kaluar. Ankaraja ka thënë se Suedia duhet të mbajë qëndrim më të qartë ndaj atyre që Turqia i konsideron terroristë, militantë kurdë të cilët i fajëson për grushtin e shtetit të dështuar në vitin 2016.

Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022 që synon tejkalimin e kundërshtive që Ankaraja ka për anëtarësimin e tyre në NATO.

Ambasadori suedez, Staffan Herrstrom, u thërrit të enjten në Ministrinë e Jashtme turke, por Ministria e Jashtme e Suedisë nuk dha detaje mbi takimin. (A2 Televizion)

https://youtu.be/zteM1S_MElg

A2 CNN Livestream

Latest Videos