
Ushtria tajlandeze ka vrarë pesë trafikantë të dyshuar droge dhe ka gjetur rreth 500.000 pilula metamfetamine pas një përleshjeje në veri të Tajlandës, pranë rajonit famëkeq "Trekëndëshi i Artë".
Një patrullë ushtarake hasi kontrabandistë të dyshuar që mbanin çanta shpine në orët e para të së enjtes në provincën Chiang Rai pranë Trekëndëshit të Artë, rajoni ku takohen kufijtë e xhunglës së Tajlandës, Laosit dhe Mianmarit dhe ka qenë prej kohësh një qendër fitimprurëse për tregtinë e paligjshme të drogës.
Duke refuzuar të kontrolloheshin, grupi prej pesë personash hapi zjarr dhe kjo pasoi me një përleshje të armatosur që zgjati rreth pesë minuta.
Pesë të dyshuarit u vranë dhe asnjë ushtar tajlandez nuk u plagos, ndërsa në posedim të grupit u gjetën afër gjysmë milioni pilula metamfetamine dhe një armë.
Përplasja e fundit pason dy incidente të ngjashme, vrasja e gjashtë kontrabandistëve të dyshuar të drogës në fillim të kësaj jave në provincën e afërt Chiang Mai dhe një përleshje në dhjetor që regjistroi 15 të vdekur. (A2 Televizion)