Kupa e Afrikës, Burundi apel për ndihmë, 290 mijë euro larg ëndrrës

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 18:08 | Futboll
Kupa e Afrikës, Burundi apel për ndihmë, 290 mijë euro larg

Mrekullia e një përfaqësueseje si Burundi, e cila u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në finalet e Kupës së Afrikës ka mbetur e ngrirë.

Kjo për shkak se për të garantuar pjesëmarrjen nevojiten 290 mijë euro, në një kohë kur federata e futbollit e këtij të vendi të vogël, disponon vetëm 177 mijë euro.

Për këtë arsye, presidenti i Federatës së Burundit ka bërë apel publik për ndihmë nga shteti dhe nga kushdo për të kontribuar në plotësimin e kësaj shume që do të kompletonte suksesin historik të kombëtares.

Barazimi ndaj Gabonit, të yllit të Dortmund Aubamejang, i dhuroi mundësinë Burundit të luaj mes më të mirave të Afrikës, turneu që nis në datën 21 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos