Kupa e Italisë, finalja do të jetë ”derbi” Juve-Inter, bardhezinjtë mposhtën Fiorentinën

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 23:10 | Futboll
Kupa e Italisë, finalja do të jetë ”derbi”

Juventusi do të jetë finalistja e dytë e Kupës së Italisë, e cila do të përjetojë të ashtuquajturin “derbi i Italisë” midis Interit dhe bardhëzinjve në epilogun e saj.

Ekipi i Massimiliano Allegrit nuk hasi vështirësi të mëdha ndaj Fiorentinës, duke e mposhtur me rezultatin 2-0, falë parabolës së Bernardeschit në minutën 32 dhe të Danilos në sekondat e fundit shtesë të ndeshjes.

Bardhëzinjve iu anulua nga VAR edhe një gol i Rabiot, ndërkohë që kontrolluan mirë Fiorentinën, që pati pak mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare.

Juve dhe Inter do të përballen për trofeun italian më 11 maj në stadiumin "Olimpico" të Romës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos