Kupa e Shqipërisë/ Thyen Laçin, Bylisi hipotekon çerekfinalet

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 16:31 | Futboll
Kupa e Shqipërisë/ Thyen Laçin, Bylisi hipotekon

Bylisi hedh një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pas fitores 2 me 0 në ndeshjen e parë ndaj Laçit.

90 minutat e luajtura në Ballsh u vendosën nga golat e Shkallës dhe Ndrecës, me mallakastriotët që pas formës së mirë të shfaqur në kampionat, konfirmojnë edhe ambiciet në Kupë.

Fitorja bën që Bylisi të hipotekojë kualifikimin mes tetë më të mirave, edhe pse nuk është thënë fjala e fundit.

Si një skuadër eksperte në Kupë, Laçi do të provojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit për Grupin B, më 12 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos