Nuk gjeti hapësira në formacion dhe për këtë arsye, Valon Berisha u largua nga Lazio. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës iu bashkua zyrtarisht ekipit të Fortuna Dusseldorf ku do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi gjerman e ka marrë në formë huazimi 26-vjeçarin, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

“Nga dita e parë unë do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin, që të arrijmë objektivin e madh për të mbetur në elitë. Unë vërtetë dëshiroja t’i bashkohesha kësaj skuadre dhe ndihem shumë mirë”, deklaroi Valon Berisha gjatë prezantimit te Dusseldorf. (A2 Televizion)