Kupa Libertadores, Flamengo përballë Palmeiras në finale

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 17:37 | Futboll
Kupa Libertadores, Flamengo përballë Palmeiras në finale

Tjetër finale e gjitha braziliane në Kupën Libertadores, që do të luhet më 27 nëntor në Montevideo. Flamengo siguroi biletën për aktin final të turneut që është ekuivalent i Champions-it në Amerikën Jugore dhe tashmë do të luajë për trofeun kundër Palmeiras.

Flamengo triumfoi 2-0 në Ekuador përballë Barcelonës. Ndeshja e luajtur në Guayaquil u vendos nga dygolëshi i Bruno Henrique, i cili realizoi në secilën pjesë të takimit, duke përsëritur rezultatin e regjistruar në gjysmëfinalen e parë në “Maracana”.

Në finalen që do të luhet në Uruguaji, Flamengo të do sfidojë kampionët në fuqi të Palmeiras, që nga ana e tyre u kualifikuan me vështirësi, pasi barazimeve 0-0 dhe 1-1 me Atletico Mineiro. Vendimtar për skuadrën nga Sao Paulo ishte goli i shënuar në fushën kundërshtare.

Sfida për titullin më të rëndësishëm, pritet të jetë edhe ndeshja e vitit në Amerikën-jugore. Palmeiras me 38 pikë dhe Flamengo me 35 po duelojnë edhe për titullin në Brazil, por këta të fundit kanë sulmin më të mirë të kampionatit.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos