Serie A “ngec” tek tamponët, gjashtë pozitivë tek Fiorentina

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 20:25 | Futboll
Serie A “ngec” tek tamponët,  gjashtë pozitivë tek

Ndërkohë që Italia, me vështirësi po duket sikur po kalon fazën e parë të  emergjencës së koronavirusit, Serie A duke sikur po “ngec ” në testime të tamponëve për lojtarët, që pak ditë më parë kanë filluar të stërviten.

Pas lajmit të djeshëm të një lojtari të Torinos të testuar si pozitiv, tashmë është radha e një tjetër ekipi. Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila ka deklaruar sot se nga testimet e kryera, 6 pjesëtarë të stafit kanë rezultuar me COVID-19. Nga këto të infektuar, bëhet e ditur, tre janë lojtarë dhe tre pjesë e stafit teknik dhe sanitar.

Si protokoll, personat do të izolohen dhe i gjithë stafi do të testohet sërish. Emrat e futbollistëve, që janë asimptomatikë,  nuk bëhen më të ditur nga ekipet e klubeve.

Fiorentina ka patur edhe të infektuarë të tjerë në fillimet e epidemisë, me Cutrone, Pezzella dhe Vlahovic, që tashmë janë shëruar plotësisht.  

Problemi më i madh ka të bëjë tashmë me fillimin e kampionatit italian, që ishte në mëdyshje nga qeveria. Padyshim, lajme të tilla rrezikojnë t’i vënë kapakun rifillimit të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos