
Presidenti rus, Vladimir Putin, duket se është investuar personalisht në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në vendin tij. Në një mbledhje qeverie organizuar për të diskutuar për këtë temë me palë të treta, Putin pranoi se kjo është e ardhmja e planetit tonë. Ai madje pyeti me shaka CEO-n e bankës ruse Sberbank, Herman Gref, se kur pozicionin e tij do ta zinte inteligjenca artificiale. (A2 Televizion)