Një video e shpërndarë në “TikTok” është bërë menjëherë virale me përshkrimin: “Shpejtësia e vërtetë e avionëve”. Video vetëm 7 sekonda shihet një avion Boeing 737 duke lëvizur me shpejtësi të madhe, teksa është filmuar nga një tjetër avion që po fluturonte në drejtim të kundërt.
Raste të tilla në ajër janë shumë të rralla dhe njerëzit janë mësuar t’i shohin avionët në fluturim nga një hapësirë shumë e madhe dhe për arsye shpejtësia e tyre nuk duket shumë e madhe. Ky njihet si fenomeni “Motion Parallax”, i cili ka të bëjë me objekte që lëvizin me një shpejtësi konstante dhe kur shihen nga një distancë e madhe nuk kuptohet shpejtësia reale.
Megjithatë, shumë përdorues të “TikTok” kanë ngritur dyshime për vërtetësinë e videos. (A2 Televizion)