Kur feston për katër net rresht

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 11:09 | Lifestyle

Me premtimin se e hëna ishte pushim, pas festës së Pashkës të dielën, të rinjtë në Britaninë e Madhe kanë përfituar nga rasti për të mbushur baret dhe klubet e natës për katër netë rresht.

Të ndihmuar edhe nga temperaturat që kanë arritur deri në 25 gradë celcius, djem e vajza në të gjitha qytetet e mëdha kanë përfituar për të festuar, duke nxjerrë veshjet pranverore. Megjithatë, jo e gjithë nata ka qenë festive, pasi nuk kanë munguar sherret dhe ndërhyrjet e policisë, si pasojë teprimit me pije alkoolike.

Shumica arritën të gjenin rrugën për t’u kthyer në shtëpi, por pati edhe nga ata që mbetën të shtrirë rrugëve, duke preferuar të flenë aty. Fotot në galerinë e mësipërme tregojnë gjendjen pas katër ditësh festime të shfrenuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos