Kur nga vdekja të ndan vetëm një fije…

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 22:25 | Bota
Kur nga vdekja të ndan vetëm një fije…

Ky është momenti tepër dramatik, kur shoferi i një furgonit ia arriti të dilte gjallë në një aksident të rëndë ku mjeti që ai drejtonte u shkatërrua totalisht pasi u godit nga një tren i shpejtësisë së lartë në Turqi.

https://youtu.be/ZnfNhZLqzwI?t=28

Sipas të dhënave nga vendngjarja, fajtori i këtij aksidenti ishte pikërisht drejtuesi i furgonit, pasi kaloi mbi shina edhe pse trau ishte ulur dhe dritat sinjalizuese ishin ndezur.

Aksidenti ndodhi në linjë hekurudhore Konya-Afyonkarahisar dhe për shkak të tij u lëvizja e trenave për 2 orë. Drejtuesi i furgonit, i quajtur Ugur Cankaya, u dërgua në spital dhe raportohet të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos