
Menjëherë pasi Senati rrëzoi akuzat ndaj tij për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit, ka ardhur dhe reagimi i presidentit Donald Trump ndaj atyre që e sulmuan përgjatë gjithë kësaj kohe.
Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkarkuar nga detyra dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij gjatë hetimeve, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Mësohet se të shkarkuarit nga detyra janë koloneli Alexander Vindman që dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës dhe Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit.
Përfaqësuesi i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se vendimi për të larguar Alexander Vindman është i turpshëm. (A2 Televizion)