Një shofer jo dhe aq i zoti është kapur nga kamerat teksa përplas vazhdimisht dy makina, ndërsa përpiqet të parkojë.
Video tregon përpjekjet e dështuara të shoferit, i cili kërkon të parkojë Skodan e tij jashtë një restoranti në Kent.
Pas shumë tentativash kaotike, shoferi dorëzohet dhe largohet i irrituar nga vendngjarja.
Lisa Berry, një nga pronaret e makinave të goditura, thotë se është kjo hera e tretë brenda një viti që i ndodh e njëjta gjë ndërsa thekson se falë filmimeve e ka raportuar ngjarjen në polici. (A2 Televizion)