Të ekzaltuar pas mbrëmjes së maturës, përfundojnë me makinë brenda në shtëpi

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 13:35 | Lifestyle

Dy adoleshentë amerikanë e mbyllën në mënyrën më të frikshme të mundshme mbrëmjen e maturës gjatë fundjavës, pasi përfunduan brenda në një shtëpi me makinë gjatë rrugës së kthimit.

Fatmirësisht askush brenda në makinë dhe në banesë nuk u lëndua nga aksidenti. Ngjarja ndodhi në qytetin Eureka në veri të Kalifornisë. Nga fotot e publikuara në mediat amerikane duket makina që ka përfunduar fare pranë krevatit në dhomën e gjumit.

Zëvendëssherifi i Eurekës, William Stamberger, tha se makina e dy adoleshentëve doli nga rruga rreth orës 01:30 të mëngjesit, përfundoi në një kodër e prej aty “fluturoi” brenda një shtëpie aty pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos