Kur Parlamenti kthehet në ring boksi

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 12:42 | Bota

Parlamenti i Bolivisë u përfshi nga kaosi, kur mazhoranca dhe opozita u përleshën me grushta gjatë debatit mbi arrestimin e një ish-Presidenti.

Opozitari Henry Montero dhe një anëtar i partisë në pushtet, Antonio Colque, ishin protagonistët kryesorë të skenave të shëmtuara, që kanë bërë xhiron e botës.

Dy politikanët shkëmbyen grushte, madje u shtrinë edhe në tokë si të ishin mundës.

Pasi u ndanë nga kolegët, një sherr nisi mes dy deputeteve, të cilat u kapën nga flokët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos