All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kurorë, skeptra dhe karroca, çfarë ndodh në ceremoninë e kurorëzimit të një mbreti?

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 10:05 | Bota
Kurorë, skeptra dhe karroca, çfarë ndodh në
All - Paragraf - 1

Skeptra, kurora ,unaza, rruzull dhe një lugë. Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles përfshin të gjitha emblemat historike të monarkisë. Charles dhe Camilla do të shoqërohen nga Buckingam Palace drejt Abacisë më Karrocën shtetërore të jubileut të diamantë, e cila u ndërtua për të përkujtuar 60-vjetorin e mbretëreshës Elizabeth në fron në 2014.

Pas shërbesës, çifti do të bëjë procesionin e kurorëzimit në karrocën e artë shtetërore 260-vjeçare e cila është përdorur në çdo kurorëzim që prej Williamit të IV në 1831-shin.  Pasi të hyjë në Abaci, çifti do të kurorëzohet së bashku, diçka që është traditë për një mbret, kur ka edhe mbretëreshën në krah. 

All - Paragraf - 3

Camilla do të ketë një mini version të ceremonisë të Charles; do të lyhet me vajin e shenjtë dhe do të kurorëzohet. Për pjesën më të madhe të shërbesës, Charles do të qëndrojë i ulur në karrigen e kurorëzimit, e porositur nga Eduardi I. 

Momenti më i shenjtë i ceremonisë, është vajosja, me vajin e ardhur nga Mali i Ullinjve dhe i shenjtëruar në Jeruzalem. Tradita daton që në testamentin e vjetër të Biblës e cila përshkruan vajosjen e Mbretit Solomin, dhe që është ruajtur për të theksuar statusin shpirtëror të monarkut.  Pas vajosjes është momenti kur mbreti vishet për t’u dukur si mbret. Atij i jepet Rruzulli i Sovranit, i porositur nga Charles i II e që është një glob prej ari me një kryq të vendosur në majë dhe të rrethuar nga diamantë, smeraldë, rubinë, safirë dhe perla. Ai përfaqëson sovranitetin Kristian.

Skepri me Kryq i sovranit, prej 530 karatësh dhe që përfshin diamantin më të madh shumëngjyrësh në botë, është simbol i fuqisë fetare të monarkut, ndërsa Skeptri me pëllumb që përbëhet nga shufër ari e ndarë në tre pjesë tregon se mbreti është një sundimtar mëshirëplotë. Shpata shtetërore përfaqëson fuqinë dhe autoritetin e monarkut e gjithashtu premtimin për të mbrojtur besimin dhe kombin.  Megjithatë objekti kryesor i kurorëzimit është padyshim Kurora e Shën Eduartit e cila peshon 2.2kg. Ajo përbëhet nga ar solid dhe zbukurohet me rubinë, safirë dhe topazë mes gurëve të tjerë të çmuar.  Charles do të kurorëzohet me kurorën historike e cila është përdorur që prej kurorëzimit të mbretit Charles II në 1666 dhe pas rikthimit të monarkisë, pas 10 vitesh republikë të Oliver Cromëell. Kurora është një imitim i kurorës origjinale të Shën Eduardit, e cila u shkatërrua kur Charles-it të parë ju pre koka.

All - Paragraf - 6

Charles dhe Camilado ti drejtohen më pas Kapelës së Shën Eduardit dhe do të ndryshojnë veshjet. Dhe Charles do të vendosë Kurorën Perandorake e cila është simbol i ndarjes së Anglisë nga gjithçka tjetër. Çifti pritet më pas të nisë procesionin e kurorëzimit dhe të pozojë në ballkonin e famshëm të Buckingam Palace. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos