
E ftuar në “Absolut 4”, Jozefina Topalli, kryetare e Lëvizjes për Ndryshim, u shpreh se kurrë nuk do të kishte djegur mandatet nëse do të kishte qenë në parlament, ashtu siç bëri opozita na mandatin e saj të fundit.
“Mua më pëlqen opozitarizmi. Në shpirt jam rebele. Opozita ka një mision shumë të shenjtë, të japë shpresë për njerëzit, kur ajo është e vërtetë. Opozitarizmi imë është qenia kundër të gjithëve, është më e vështirë se qenia kundër njërit.
Besoj se po të kisha qenë në parlament do të kisha bërë një opozitë shumë të fortë dhe nuk do të isha larguar kurrë nga parlamenti, kurrë nga beteja, kurrë nuk do të kisha djegur mandatet”, tha Topalli. (A2 Televizion)