Kurseu 10 000 stërlina për finalen, tifozi i Liverpulit i shpenzon për funeralin e tij

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 16:55 | Futboll
Kurseu 10 000 stërlina për finalen, tifozi i Liverpulit i shpenzon

Dave Evans kurseu 10 000 stërlina dhe kishte prenotuar hotelin në Madrid për të parë finalen e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham, por tifozi i “The Reds” u diagnostikua me kancer dhe është detyruar që ta anulojë udhëtimin.

Bashkëshortja e tij tregon: “Doktorët thanë që nuk mund të operohet dhe pa kimioterapi ka vetëm disa muaj jetë. Ishte shokuese pasi nuk ka qenë i sëmurë më parë”.

“Kursyem 10 000 stërlina për udhëtimin në Madrid, por ato para’ do të shkojnë tani për funeralin”, shtoi bashkëshortja e tifozit.

Pasi u bë e ditur kjo histori, shumë ish-futbollistë të Liverpool i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje Evansit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos