“E neveritshme”, Irani i drejtohet OKB-së pas shpërblimit 20 milionë dollarë të ofruar nga Trump

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 12:35 | Bota

“E neveritshme”, Irani i drejtohet OKB-së pas shpërblimit

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, Presidentes së Këshillit të Sigurimit, Sanita Pavļuta-Deslandes, dhe kreut të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

Në letër, Araghchi kërkon dënimin e njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ofron deri në 20 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi programin bërthamor të Iranit.

“Republika Islamike e Iranit u bën thirrje OKB-së, Këshillit të Sigurimit dhe IAEA-së që ta dënojnë këtë njoftim në mënyrë të qartë dhe të pakushtëzuar”, shkruan Araghchi.

Ai kërkon që OKB-ja të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi pasojat që ky njoftim mund të ketë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Kryediplomati iranian kërkon gjithashtu që të trajtohen kërcënimet ndaj sigurisë së objekteve bërthamore, pajisjeve dhe personelit përkatës, si dhe që SHBA-ja të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, të cilat Teherani i cilëson të paligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos