Një trupë tërësisht portugeze do të vendosë drejtësinë në përballjen e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Finlandës në Ligën e Kombeve. Në krye të saj do të jetë Zhoao Pinheiro, i ndihmuar nga asistentët Luciano Maia dhe Hugo Marques. Arbitër i katërt është Zhoao Gonçalves, ndërsa në VAR do të jetë Tiago Martins, me asistent Bruno Esteves.
Por emri i Pinheiros nuk është i panjohur për tifozët e futbollit. Arbitri portugez ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për vendime që kanë shkaktuar polemika të mëdha. Një prej episodeve më të diskutuara lidhet me çerekfinalen e Botërorit mes Argjentinës dhe Zvicrës, ku pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq zvicerani Breel Embolo. Një vendim që shkaktoi protesta të shumta, ndërsa më vonë u konsiderua i gabuar edhe nga IFAB.
Një tjetër episod i diskutuar ishte ai në gjysmëfinalen e Champions League mes Bayern Munich dhe PSG-së, ku gjermanët pretenduan për një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Joao Neves, por Pinheiro vendosi të vazhdonte lojën.
Tashmë, arbitri portugez rikthehet në vëmendje, këtë herë në një sfidë me shumë rëndësi për kuqezinjtë, ku shpresohet që protagonizmi të jetë vetëm i futbollistëve dhe jo i gjyqtarëve. (A2 Televizion)