Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 12:37 | Futboll

Emocionet kuqezi kanë nisur të ndihen për superndeshjen Shqipëri-Finlandën e vlefshme për grupin C1 të Ligës së Kombeve. Pas humbjes 2-1 në Helsinki, kuqezinjtë e kanë të qartë se jo vetëm duhet të marrin hak për këtë sfidë por 3 pikë këtë herë vlejnë shumë më shumë.. është një ndeshje që do te vendosi për kreun e grupit, objektivi kryesor që kuqezinjtë kanë. Përballë Finlandës , ekipi i Rolando Maran e ka të qartë se detyra do te jetë e vështirë por jo e pamundur.

Edhe pse historikun e përballjeve direkte e kanë kundër, ata nuk kanë çfarë të humbin dhe do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin. Ndeshja e fundit u luajt në 3 tetor të këtij viti, aty ku Shqipëria u mund 2-1 nga finlandezët dhe golin e vetëm e shënoi Rei Manaj. Në 8 përballje që Shqipëria ka me Finlandën, numëron vetëm 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, statistika që rëndojnë dhe më shumë presionin në kampin kuqezi.

Fitorja e fundit e përfaqësueses shqiptare është në 1980,sfidë e vlefshme për kualifikueset e botërorit, ku kuqezinjtë fituan 2-1 në stadiumin Qemal Stafa i atëhershëm. Megjithatë këto të dhëna tashmë i përkasin vetëm letrave.

Në 12 nëntor, kuqezinjtë e Maran nuk kanë çfarë të humbin. E dine se përpara ka një kundërshtar të vështirë, por do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm për të marrë 3 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos