Kursimi i energjisë në Francë, dyqanet me ajër të kondicionuar të mbajnë dyert mbyllur

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 12:45 | Bota
Kursimi i energjisë në Francë, dyqanet me ajër të

Dyqanet në Francë do të urdhërohet të mbajnë dyert mbyllur kur përdorin ajër të kondicionuar dhe të kufizojnë dritat e neonit. Njoftimi u bë nga qeveria që po tenton të reduktojë shpërdorimin e energjisë elektrike. Këto rregulla, që po zbatohen në disa zonë, pritet të vendosen në mbarë Francën, konfirmoi ministrja e tranzicionit ekologjik, Agnes Pannier Runacher.

Kostot e energjisë në Europë janë rritur ndjeshëm që prej luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Dyqanet do të gjobiten deri në 750 euro nëse shkelin rregullin për ajrin e kondicionuar. “Të lësh derën hapur me kondicionerin ndezur, është diçka absurde”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se të gjitha reklamat e neonit do të urdhërohen të fiken gjatë orës 1 të mëngjesit deri në 6. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos