
Edmond Çekiçi ose Koçi u ekzekutua me breshëri automatiku mëngjesin e së shtunës vetëm pak momente pasi ai doli nga banesa e tij.
Pak pas ngjarjes, policia gjeti edhe një mjet tip Benz duke u djegur në Sukth, i cili dyshohet se i përkiste autorëve të ngjarjes së rëndë.
Edmond Çekiçi është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai njihet si ish-anëtar i të ashtuquajturës banda e Lul Berishës.
Ai është arrestuar disa herë nga policia. Ngjarja më e fundit ka qenë në shtatorin e vitit të kaluar kur u arrestua për armëmbajtje pa leje.
Ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin maj 2009, Edmond Çekiç, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. (A2 Televizion)