
Anglia e ka një mbretëreshë, dhe këtë e dinë të gjithë. Por shumë mbretëresha dhe mbretër të rinj po shfaqen dita ditës dhe janë gjithmonë e më shumë të njohur nga opinioni publik. Nuk kanë gjak blu, janë të rinj, të talentuar dhe sidomos… shumë të pasur!
Çdo vit revista britanike Heat boton listën e të rinjve nën 30 vjeç më të pasur të estradës britanike.
Për herë të tretë radhazi, “mbretëresha” e showbizit ishullor është këngëtarja Adele, me një pasuri që tejkalon 165 milion eurot. Një pasuri marramendëse, duke parë faktin që vajza e lindur në Londër nuk vjen nga një familje e pasur madje ka jetuar një fëmijëri të vështirë (është rritur vetëm me të ëmën).
Dominimi i këtij klasifikimi duket se do të mbyllet këtë vit, sepse britanikja ka mbushur të 30-at dhe do të dalë nga lista, e zëvendësuar me shumë gjasa nga 27-vjeçari Ed Sheeran, që ka arritur një pasuri rreth 105 milion euro, duke e dyfishuar nga viti i kaluar falë suksesit ndërkombëtar të albumit Divide.
Emma Watson Emma Watson dhe Daniel Radcliffe Daniel Radcliffe Ed Sheeran Ed Sheeran Emma Watson Harry Styles Justin Bieber Kylie Jenner Rita Ora Rita Ora Taylor Swift
I treti mbetet një nga aktorët më të dashur nga fëmijët e gjithë botës, Daniel “Harry Potter” Radcliffe, me 98 milion. Edhe pse ka vite që Daniel nuk del në skenë me një rol të suksesshëm, ai ka mbajtur fitimet e dikurshme duke jetuar në mënyre shumë të kursyer dhe të thjeshtë.
Shoqja e tij “magjistare” Ema Watson ka përfituar deri më tani 61 milion por është në rritje, ashtu si këngëtari më i famshëm i grupit One Direction, Harry Styles, me plot 65 milion euro.

Në listë ka vend edhe për shqiptaren Rita Ora, e cila falë talentit të saj ka arritur një pasuri rreth 13.5 milion euro. Ylli tjetër shqiptar Dua Lipa për momentin nuk del në listë, por duket e sigurt që do ta dominojë atë në vitet në vijim.
Në rang botëror, më e vogla e familjes Kardashian duket e pa arritshme, me një perandori 770 milion euro e arritur në moshën 21 vjeçare falë kozmetikëve dhe marketingut. Shumë më poshtë, por aspak i pafat, idhujt e adoleshentëve Justin Bieber (295), Taylor Swift (274) dhe Rihanna (223). (A2 Televizion)