Milan dhe Inter janë gati për hapin final lidhur me çështjen e stadiumit të ri.
Spekulimet e nisura prej shumë kohësh tashmë do të konkretizohen, me dy shoqëritë që do t’i prezantojnë bashkisë së Milanos projektin final për ndërtimin e impiantit të ri.

Hipotezat për rikonstruksion të stadiumi aktual “Giuseppe Meazza” apo siç njihet ndryshe “San Siro”, janë hedhur poshtë duke i hapur rrugën një projekti që do të kushtojë 700 milion euro.
“Shtëpia e re” e skuadrave milaneze pritet të jetë gati për sezonin 2022-2023. (A2 Televizion)