
Anëtarja demokrate e Komisionit të Medias dhe Edukimit, Ina Zhupa, deklaroi se mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike është antiligjore.
Ajo e sheh këtë nismë si nder politik të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Deputetja thirri ministren për shpjegime në interpelancë.
“Kërkesa për mbylljen e institucionit është e paprecedentë, në shkelje të ligjit dhe kundër interesave shkencore. Ministria, në emër të çakejve, po e bën këtë si një qokë për një parti të falur që edhe në këto zgjedhje, bëri namin”, tha Zhupa. (A2 Televizion)