Kushtetuesja pa vetting, Manja: Ngrihet brenda marsit

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 13:38 | Aktualitet
Kushtetuesja pa vetting, Manja: Ngrihet brenda marsit

“Mund të them që pse jo, fundi i marsit, fillimi i prillit, mund ta kishim funksionale Gjykatën Kushtetuese”. Kjo është pritshmëria e kryetarit të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, për gjykatën kryesore në vend, ku Partia Socialiste do të padisë presidentin e Republikës për shkelje të kushtetutës për t’i hequr kështu dhe barrën e ministrit të jashtëm, Edi Ramës.

Deri më tani, për këtë gjykatë kanë shprehur interes 38 persona. 16 magjistratë, nga të cilët gjysma kanë dalë para vetting-ut, madje 5 janë ankimuar në shkallën e dytë dhe 22 nga jashtë sistemit. Këshilli i emërimeve në drejtësi do të bëjë pikëzimin e tyre pasi t’i skanojë sipas kritereve të ligjit të dekriminalizimit.

Por gjykatësit e rinj kushtetues, sqaron Manja, mund të emërohen pa kaluar vetting-un.

“Në rast se e kanë kalur gjatë kohës së vlerësimit të kushteve të kritereve ligjore, natyrisht që do të quhet i mirëqenë. Por në rast se nuk e kanë kaluar vetting-un, do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë dhe figurës”

Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve

Ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e kandidatëve kanë aplikuar në të gjitha pozicionet vakante. Madje dhe të atyre gjyqtarëve që nëse do të ishin në detyrë, do t’u skadonte mandati pas 4 muajsh.

Ardjan Dvorani, një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë dha dorëheqjen nga gara për kushtetuesen për të vazhduar karrierën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos